U hiqte si zjarrfikës, por pas krahëve i vinte flakën vendit, arrestohet 43-vjeçari

Drejtuesi i një autobusi të qytetit, i cili shtirej si zjarrfikës vullnetar, thuhet se është 43-vjeçari që u arrestua dje, për zjarrvënie të qëllimshme në Kryoneri.

Ndërsa ai me sa duket po ndihmonte për të shuar zjarrin, vatra të reja u gjetën papritur pas tij. Në fakt, menjëherë më pas, ai nxitoi te vatrat që i kishte ndezur vetë dhe bëri sikur i fik. Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat.

I ndaluari po ndiqet penalisht për shkaktimin e zjarrit në  pyll. Për më tepër, ndjekja penale kundër tij përfshin akuzat për kundërvajtje për posedim të drogës.  Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe ende nuk dihet qëllimi se pse i arrestuari ndizte zjarret.