Zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Kryeziu në momentin e aksidentit ishte në detyrë zyrtare, kur njëri prej automjeteve të përfshira doli jashtë rrugës dhe e goditi atë.
Lidhur me gjendjen e Kryeziut, ka folur drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka.
Ai ka bërë të ditur se polici vazhdon të marrë trajtim në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ndërsa gjendja e tij paraqitet jostabile dhe kritike.







