Prokuroria Themelore

U ekstradua nga SHBA në Kosovë për vrasje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.

D.LL dyshohet për vrasje dhe mbajtje pa autorizim të armëve dhe municionit.

“I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se më datë 12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet në njoftim. 

BONUS VIDEO: Seanca e Kuvendit, deputetët diskutojnë për zjarret në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit