U dogj brenda “shtëpisë së barit” natën e Vitit të Ri, ky është shqiptari që vdiq në Angli

Është identifikuar viktima që pësoj djegie të rënda brenda një banese ku kultivohej kanabis, i cili dy ditë pas ngjarjes ndërroi jetë.

Sipas mediave britanike bëhet fjalë për 35-vjeçarin shqiptar Ermal Qose i cili mbeti i bllokuar brenda godinës ku kultivohej droga teksa ishte përfshirë nga flakët.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve në Clapton të Londrës Lindore. Shqiptari raportohet se u gjet me shenja jete dhe u dërgua në spital por ndërroi jetë pas dy ditësh për shkak djegieve të rënda që kishte pësuar.

Lidhur me këtë ngjarje, atë natë, u arrestua një 33-vjeçar të cilën policia e akuzon për kultivim kanabisi por ai u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë një 26-vjeçar u arrestua të premten e kaluar nën dyshimin për vrasje me paramendim dhe kultivim kanabisi. Ai mbetet në paraburgim.