U dhuruan 23,730 franga zvicerane në ngjarjen bamirëse ‘Shpëto Jetë’ në Cyrih për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Është përmbyllur me shumë sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” e cila u mbajt për të tretën herë me rradhë më 10 Maj 2019 në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të cilin rast performoi sopranoja Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .

Kjo mbrëmje bamirëse e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët Dr.med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Zj. Syzane Baja, në një fjalë rasti tregoi për bashkpunimin e mirë mes organizatave dhe lavdoi punën e AMC-së duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar.

Gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktein tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuan, kompania angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, punime argjile nga “Dhe by Granita”, fotosesion nga Rromir Imami, fotografi nga Barbara Burri, si dhe u Kosova Wine me prodhimet të verës.

“Ishte një privilegj i jashtzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë”, u shpreh Janine Mehmeti, Menaxhere në AMC.

Ngjarja u bë e mundur falë mbështetjes së shumë partnerëve vendor si dhe ndërkombëtar si Albinfo.ch, Telegrafi, Vali Ranch, Refina Gmbh, Christine and Ulrich Sigwart, Georg and Dorothea Fankhauser, Neshat Ibrahimin, Familja Gjeloshi, Neosana AG, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, Leonora Pink – Permanent Make-up, Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ProCredit Banka Kosova, Eurokoha, Dr. Normand Kiseri, Skender Nikoliqi, Kujtim Nikoliqi, Limani Immo, Natursteine Wüst AG Wallisellen, Arztpraxis Dr. med. Shemsi Bakiu, Flexiprint.ch, si dhe Trembelat.