Reagim

U dënua me burgim pasi falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit, reagon aktorja Rudina Dembacaj

Dje u raportua në media se aktorja Rudina Dembacaj është dënuar me burg për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit. Rudina së fundmi ka thyer heshtjen.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

Aktorja tha se çdo grua ka uljet dhe ngitjet e saj në jetë dhe betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin në kohë të vështira.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara”, ka shkruar ajo.

Tutje, Rudina ka shkruar se i ka thënë jo humbjes së dinjitetit të saj dhe se nuk do të lejojë askënd të vendos kufijtë e nënshtrimit.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndryshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”-tha ajo.