U dënua me 6 vite burg, por Fjolla Morina provokon me një foto qejfi nga Meldivet

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Por siç duket ky dënim fare nuk e tremb këngëtaren.

Ajo vazhdon të bëjë qejf në Maldive ku po qëndron prej ditësh, vend në të cilin u martua me biznesmenin Fisnik Syla.

Pak orë pasi u dënua me 6 vjet burg, Fjolla ka provokuar nga Maldivet ku ka publikuar dy foto provokuese në profilin e saj në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.