U deklarua për Gelianin, Sara kalon pushimet me Atdheun

Protagonistja e programit “Për’puthen”, Sara, para disa ditësh është deklaruar në emision vetëm për Gelianin.

Në medie po qarkullojnë lajme se ajo dhe Atdheu janë duke shijuar romancën e tyre, edhe pse në program nuk duken të afërt.

Disa video të publikuara ditën e djeshme, Sara dhe Atdheu, shihen mjaft të afërt teksa nuk hezitojnë të shkëmbejnë edhe përqafime.

Këto bënë që të dyshohet edhe më shumë për një lidhje të mundshme mes tyre.