U dëgjua edhe kjo! Rexhep Selimi lavdëron Ibrahim Rugovën!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Selimi ndër të tjera në këtë emision foli edhe për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Selimi në vitin 2004 kishte dhënë dorëheqje nga AAK pikërisht pas lidhjes së koalicionit me LDK’në. Por Selimi thotë se kjo nuk ishte arsyeja pse ai doli por ai doli nga politika për shkak se mendonte atë kohë se po bëhej një zgjidhje nga jashtë për Kosovën.

“Në radhë të parë do e bëja të njejtën gjë edhe me PAN’in”, tha Selimi.

“Në atë kohë ka gabuar AAK që ka pranuar të i nënshtrohet kudnërshtarit më të madh politik ndaj zgjedhjeve të huaja”

Tutje Selimi thotë se e çmon veprën e Rugovës i cili arriti të bashkoj të gjithë popullin në kohë diktature, pa përdorur mjete të dhunës. Por ai përmend edhe dy gabimet e tij.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë lufte ka qenë gabim. Kosova atë kohë ishte e përgjakur”, thotë Selimi.

“Gabim i madh po ashtu ka qenë vizita në Beograd në vitin 1999”.

loading…