U.D Presidentja viziton kryetarin e ri të Podujevës, i uron detyrën e re

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Podujevës.

Ndërsa, Osmani ka uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe i ka uruar suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët.

Bulliqi dhe Osmani kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.