LAJMI I FUNDIT

U caktohet paraburgimi prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e të miturës nga Malisheva

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një të miturës në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.

“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti për “Betimi për Drejtësi“.

Dje u raportua se një vajzë 13 vjeçare nga Malisheva, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy burra.

Po ashtu u raportua se ajo u gjet më pas me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Personat e dyshuar janë L. F., 20-vjeçar dhe D.X., 37-vjeçar. /Ballkani.info/