Policia njofton për arrestimin e një gruaje në Pejë nën dyshimin për keqtrajtim ndaj fëmijëve të saj.
Në raportin 24 orësh thuhet se e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht edhe një police.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Pejë 29.10.2022 – 15:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e sajë. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info







