Behar Bajri nga Peja, i cili aktualisht plotëson 41 vite jetë, para 23 vitesh gjegjësisht në 1998 në moshën 18 vjeçare u burgos padrejtësisht për t’u keqtrajtuar fizikisht e psiqikisht nga paramilitarët serb, për rastin e improvizuar “Panda”.
Ky rast ndodhi në lagjen “Asllan Qeshme” të këtij qyteti, ku mbeten të vrarë disa të rinjë serb, me qëllim që kjo ngjarje t’i “faturohet” kosovarëve nga Peja të UÇK-së, ngjarje kjo në të cilën Behari nuk muar pjesë fare, por që pas lirimit nga burgu, ai mbeti me pasoja mentale.
Vëllai i tij, Hajdari, ka folur për një iniciativë që ka filluar për mbledhjen e mjeteve me qëllim të shërimit të Beharit dhe nipit të tij, e cila kërkon mbledhjen e afër 80 mijë eurove, ndërsa deri më tani janë tubuar 10 mijë euro.
“Deshta t’i bëjë apel të gjithëve, Gjithve kush ka mundësi me kontribu sado pak, kush nuk ka mundsi barem shpërndajeni për Beharin,shuma e mbledhur deri tash, është kontribut Meriton faliminderit Diaspores ku ne 10.080 eurot e mledhura janë 90% kontribut i Diaspores Diaspores”, ka bërë apel vëllau i Beharit.
Për të ndihmuar, mund t’a kontaktoni vëllain e Beharit në 045 581313








