Tym i zi, pamje të rënda nga Kievi që u zgjua nga bombardimet

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto nga Kievi i cili u zgjua sot nga sirenat dhe zhurmat e raketave.

Në pamjet e publikuara, shtëllunga tymi të zi shihen ndërsa ngrihen në ajër ndërsa ekipet e shpëtimit nxitojnë për në vendet e prekura nga sulmet e Rusisë në kryeqytetin ukrainas.

Kievi u godit nga një sërë sulmesh këtë mëngjes ndërsa kjo është hera e dytë që forcat ruse sulmojnë qytetin gjatë një jave. Ndërkohë forcat ruse dhe ato ukrainase janë përplasur rëndë rreth dy qyteteve në rajonin e Donbas-it, në lindje.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima.