Tym i madh është duke dalë nga zona afër objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, të martën në mëngjes.
Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, afër Qendrës Klinike Universitare.
Tymi i madh tashmë po shihet në një pjesë të madhe të kryeqytetit.
Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik.
@ballkani.info Zjarr i madh në QKUK, flakët kaplojnë njërin ndër objektet #zjarr #prishtina #qkuk #kosova🇽🇰 #tym #flak #go #kosovatiktok ♬ original sound – Ballkani.info







