Twitter sjell opsionin e shumë kërkuar nga përdoruesit

Twitter ka vënë në shënjestër problemin me ngacmimet. Fimat e media sociale tha se do të lejojë përdoruesit të bllokojnë të gjitha replikat ndaj cicërimave të tyre.

Ky është vetëm një prej katër opsioneve të parashikuara të cilat do të vinë. Tre opsionet e tjera janë: kushdo mund të replikojë, vetëm ata që të ndjekin mund të replikojnë dhe vetëm ata që janë etiketuar mund të replikojnë.

Ndryshimet në fjalë Twitter i zbuloi në Konferencën CES në Las Vegas. Arsyeja kryesore pse Twitter ka vendosur të implementojë këto ndryshime është rritja e kontrollit në duart të përdoruesit.

Prej disa muajsh rrjeti social i mikroblogimit ka punuar për të përmirësuar cilësinë e bisedave në platformë duke sulmuar abuzimin dhe ngacmimin. Shumë njerëz të famshëm janë larguar nga Twitter për shkak të ngacmimeve dhe talljeve.