Twitter ndryshon mënyrën sesi ngarkon fotot

Twitter do të ndryshojë mënyrën sesi përpunon imazhet e ngarkuara, një ndryshim i cili do të mirëpritet nga fotografuesit që punojnë në platformën e rrjetit social.

Platforma tashmë do të ruajë cilësinë e fotove JPEG të ngarkuara nga uebi në vend që ti transkodojë duke degraduar cilësinë e fotove dhe shqetësues fotografët profesionistë dhe entuziastët e fushës.

Por ka disa limite. Twitter do të vijojë transkodimin e ikonës së imazheve por kur përdoruesit ta klikojnë një imazh ai do të hapet në rezolucion të lartë i pakompresuar.

Twitter gjithashtu do të heqë të dhënat EXIF të cilat lexohen nga disa aplikacione dhe janë informacione rreth fotos se kur dhe si është realizuar apo nëse është edituar.

Platforma e ka bërë prej kohësh një gjë të tillë dhe ndërsa fotografët me të dhënat EXIF duan të percojnë infot e ISO dhe të drejtave të autorit, mund të përdoret edhe për përgjimin e vendndodhjes.