Twitter më në fund po punon mbi opsionin e kërkimit në mesazhet direkte

Më në fund, ju nuk do të keni nevojë të gërmoni në një bisedë për të gjetur mesazhin që po kërkoni në Twitter.

Rrjeti social thotë se po i shton energji të reja punës së tij në mesazhet direkte (DM), prandaj kjo është vetëm një pjesë e strategjisë së madhe që pritet të vihet në zbatim.

Twitter është duke punuar mbi opsionin që mbështet Live Photos nga pajisjet iOS si GIF, për përdoruesit që duan që fotografitë të jenë më të gjalla.

Ju gjithashtu do të keni mundësi të riorganizoni fotot në aplikacion pasi ti keni ngarkuar. Pra, ju nuk do të shqetësoheni më që postimet tuja do të prishen duke i postuar fotot jo sipas renditjes që dëshironi.

Kompania ka një arsye të mirë për të rikthyer vëmendjen tek DM, pasi ka kaluar kohë me karakteristikat e përballjes me publikun.

Mark Zuckerberg shpjegoi planet e Facebook për tu fokusuar në bisedat dhe hapësirat e tjera private. Prandaj nëse Twitter dëshiron ti bëjë njerëzit të qëndrojnë, duhet të bëjë DM më tërheqëse se sa është sot.

loading…