Twitter jashtë shërbimi

Nuk jeni vetëm ju sepse rrjeti social Twitter ka rënë. Përdoruesit e rrjetit social në Azia dhe Evropë po raportojnë probleme që nga publikimi i cicërimave tek shikimi i përmbajtjeve.

Në mesin e problemeve të raportuara janë pamundësia për të publikuar disa lloje përmbajtjesh si anketat dhe fotot e videot.

Të tjerë thonë se nuk shohin dot replikat ndaj cicërimave. Disa të tjerë raportojnë probleme me aplikacionin desktop por jo ato mobile.

Më përfaqësues i kompanisë konfirmoi problemet dhe tha se për çdo informacion përdoruesit të orientohen në profilin @TwitterSupport.

Problemi prek edhe mesazhet direkte. Ndërprerja e fundit vjen pas një goditje të rëndë që mori në Korrik Twitter.

Atë kohë rrjeti social nuk aksesohej prej mëse 1 ore dhe kompania tha se ka të bëjë me një konfigurim të gabuar në rrjet.

Kujtojmë se stili i ri dizajnit të Twitter nuk është pritur mirë.

loading…