Twitter besohet se ka censuruar Threads – nuk shfaqet tek temat në trend

Rivaliteti mes Twitter dhe Threads duket se vetëm shkon duke u rritur.

Platforma e rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk besohet se ka censuruar Threads-in tek temat të cilat janë në trend tek platforma e tij, pasi që ajo nuk shfaqet në atë listë.

Phil Fung, një inxhinier i Meta-s shkroi një tweet në profilin e tij në Twitter, duke thënë se duket që Twitter e ka censuruar Threads-in në listën e temave dhe fjalëve të cilat janë në trend, përcjell Telegrafi.

No description available.

Ai shkroi: “Duket sikur Threads është censuruar nga Trending, nuk ka gjasa që kjo të mos jetë në 30 tendencat kryesore të SHBA-së për ditën e fundit”.

Tutje ai shtoi: “Kjo ka kuptim, por gjithashtu tregon se sa e vështirë është t’i përmbahesh parimeve të tua kur është kundër interesave të tua”.

“Ishte disi e papritur, por kjo është arsye shtesë që ne të fokusohemi që Threads-in ta bëjmë më të mirë dhe më të shpejtë”, ishte përgjigja e Adam Mosseri-t, kreut të Instagram, aplikacionit të lidhur me Threads.