Pesë persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në qendër të Teheranit, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.
“Një ndërtesë banimi u godit në qendër të Teheranit, pesë persona u vranë”, tha televizioni, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të densitetit të lartë të popullsisë në atë pjesë të qytetit, transmeton Ballkani.info.
Sipas një raporti të Agence France-Presse, dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonë, me një distancë prej disa minutash.
AFP shtoi se turmat ishin mbledhur në vendin e sulmit, pranë ministrisë së komunikimeve të Iranit. /Ballkani.info/







