Tuti Sejdiu tregon dy arsye pse vendosi të zbulojë historinë e saj të trafikimit

Pasi u kurorëzua Miss Universe Kosova 2021, tregoi historinë prekëse që i shokoi të githë, duke zbuluar se u trafikua qysh në moshën 13 – vjeçare nga komshiu, sa në Kosovë e sa në Serbi.

Ndërsa, shumë njerëz e akuzuan se e tregoi historinë për viktimizim, ajo u shpreh se ka pasur në të vërtetë 2 arsye të tjera, transmeton “Prive”.

“E tregova historinë e jetës për dy arsye: babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”.