Turqia shënon numrin më të madh të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Turqia ka shënuar 39.302 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke u bërë kështu shifra më e lartë e shënuar brenda një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria turke ka lehtësuar masat në fillim të këtij muaji, duke ndikuar kështu në rritje të rasteve të reja. Ndërkaq, të hënën, presidenti Tayyip Erdogan kanë bërë të ditur për shtrëngim të masave duke përfshirë këtu edhe mbylljen totale gjatë vikendit gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon pas dy javësh.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë shënuar 152 raste të vdekjes duke e quar numrin total të vdekjeve në 31.537.

Deri më tani, Turqia ka përdorur vaksinat anti-COVID Sinovac, të prodhuar në Kinë dhe Pfizer dhe BioNTech.

Gjithsej 9.14 milionë qytetarë turq deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 janari kur filloi ky proces.