Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu ka njoftuar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çavusoglu nëpërmjet një postim në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar se me Kurtin ka diskutuar se si të përmirësohet bashkëpunimi, përcjell Ballkani.info.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksuam kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, ka shkruar ministri i jashtëm turk.

#Kosova Başbakanı Kurti’yle işbirliğimizi geliştirme imkanlarını ele aldık. FETÖ mevcudiyetinin Kosova için oluşturduğu tehdidi vurguladık.

Discussed modalities to advance our cooperation w/PM @albinkurti of #Kosovo. Stressed the threat posed by terrorist organization FETO. 🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/Teeclq3xpO

— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 19, 2022

Kryediplomati turk ka zhvilluar takim edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla./Ballkani.info