Turqia fiton bindshëm ndaj Gjibraltarit

Turqia ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur Gjibraltarin me rezultatin bindës 6:0.

Me këtë fitore Turqia mban gjallë shpresat për pozitën e dytë në grupin G.

Vendasit arritën në pjesën e parë të shënonin tre gola. Kerem Akturkoglu kaloi në epërsi nikoqiret në minutën e 11 për 1:0.

Dy gola të tjerë për rezultatin 3:0 i shënoi Halil Dervisoglu.

Golin e katërt shënoi Merih Demiral ndërsa për 5:0 shënoi Serdar Dursun.

Golin e fundit për Turqinë e shënoi Mert Muldur për 6:0

Pas kësaj fitoreje, Turqia ka 18 pikë dhe është në pozitën e dytë.

Ndeshjen e ardhshme Turqia e luan në udhëtim te Mali i Zi.