Turqia e shqetësuar për hapjet e reja të ambasadave nga shtetet ballkanike në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë është shprehur e shqetësuar me vendimin e Serbisë për të bërë një ambasadë në Jerusalem. 

Përmes një komunikate ata kanë thënë se aneksimi i Jerusalemit nga Izraeali është kundërshtuar nga Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi tejet të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë që të vendosë ambasadën e saj në Izrael, në Jerusalem” 

“Aneksimi i Jerusalemit nga Izraelit është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara” 

“Është përsëritur nga disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara se problemi i Palestinës mund të zgjidhet vetëm me pavarësimin e shtetit të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor” 

“Ne thërrasim të gjitha vendet në rezolutën e Kombëve të Bashkuara, që të respektojnë statusin legal dhe historik të Jerusalemit dhe të përmbahen nga vendimet që do të pengojnë më tej zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Jashtme Turke.

Të premten po ashtu edhe Kosova dhe Izraeli njohën njëra-tjetrën dhe së shpejti pritet të vendosin marrdhënie diplomatike.

Serbia pritet ta hap ambasadën e saj në Jerusalem gjatë këtij muaji.