Shteti turk

Turqia do të hyjë në territorin e Sirisë që kontrollohet nga kurdët

Ministri turk i Punëve të Jashmte, Mevlut Cavusoglu, ka përsëritur se ushtria turke është e vendour ta kalojë lumin “Eufrat” dhe të hyjë në territorit sirian që kontrollohet nga kurdët. Sipas tij, kjo do të bëhet sa më shpejt që është e mundur, pavarësisht deklaratave të mëhershme të Uashingtonit dhe Ankarasë se Turqia i ka shtyrë operacionet ushtarake.

Cavusoglu iu tha gazetarëve se nëse Turqia deklaron se do të hyjë në Siri, kjo vërtet do të kryhet. Ndonëse ai nuk e dha ndonjë datë të saktësuar të ndërhyrjes, presidenti Erdogan tha javën e kaluar se Turqia do t’i fillojë operacionet në Siri pas tërheqjes së forcave amerikane. Presidenti amerikan e befasoi tërë botën javën e kaluar kur njoftoi se SHBA-ja do t’i tërheq trupat dhe do t’i ndërpresë sulmet ajrore kundër ISIS-it.

Ministri i jashtëm turk tha se Turqia do ta marrë përsipër luftën kundër ISIS-it dhe se vendi i tij mund ta neutralizojë këtë organizatë pa ndihmën e askujt. Ai e kritikoi presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka njoftuar se forcat franceze do të vazhdojnë të qëndrojnë në pjesën e kontrolluar nga kurdët në Siri, shkruan “The Guardian”.