Turqia bën thirrje për bashkëpunim të shteteve në pjesën lindore të Mesdheut

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, u bëri thirrje të gjitha shteteve në Mesdheun lindor që të bashkëpunojnë me Turqinë për t’i zgjidhur problemet në rajon.

Turqia ka dërguar dy anije për të eksploruar gaz në ishullin e ndarë të Qipros, duke hedhur akuza ndaj Greqisë, që sipas Cavusoglut po e kërcënon sigurinë në rajon.

Duke folur në Ankara, Cavusoglu, gjithashtu, tha se Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e saj në pjesën turke të Qipros.

Ishulli i Qipros është i ndarë në dy pjesë, pjesa veriore dhe jugore. Pjesa jugore banohet kryesisht me grekë ndërsa ajo veriore me turq.

Pjesa veriore kërkoi ndarje të ishullit në dy shtete, duke shpallur pavarësinë e shtetit Qipro e Veriut. Por pavarësia e saj nuk është njohur nga asnjë shtet përveç Turqisë, shkruan Reuters.

loading…