Turqi-Shqipëri, mungojnë golat, por jo kartonat dhe përplasje në fushë

Pjesa e parë e ndeshjes Turqi-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Sfida ka nisur vrullshëm që në minutat e para ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes lojtarëve në fushë. Pesë kartona të verdhë janë akorduar nga arbitri, 3 për Shqipërinë dhe dy për Turqinë, si pasojë e lojës së fortë.

Për kuqezinjtë janë ndëshkuar Dermaku, Bare dhe Memushaj, ndërsa për turqit Demiral dhe Ayhan.

loading…