Turqi, sherr masiv në Parlament, deputeti thyen dorën në tre vende (FOTO)

Një sherr masiv ka shpërthyer në parlamentin turk midis deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë së Erdogan. Debati nisi gjatë bisedimeve për Idlib dhe u shndërrua në një zënkë midis deputetëve të AKP dhe CHP. Ndërsa sherripërfundoi me ndërhyrjen e deputetëve të tjerë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka hapur ndaj kreut të CHP-së Engin Ozkoç proces gjyqësor dhe i kërkon 1 milion lira dëmshpërblim për prishje imazhi pas asaj që ka ndodhur dje .

Një deputet ka thyer dorën teksa ka goditur me grusht kundërshtarin. Bëhet fjalë për İbrahim Halil Yıldız.