Turma njerëzish në Albi Mall, “merre Covidin me zbritje” në Black Friday

Dyqani “Zara” nga sot ka zbritje në 40 % në veshjembathje të caktuara në Albi Mall.

E siç duket qytetarët mezi kanë pritur “Black Friday” që të shpenzojnë paratë e tyre në dyqanet me zbritje.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të ballkani.info shihet se është krijuar tollovi e madhe në Albi Mall e sidomos para hyrjes së “Zara”-s.

Numri i madh i qytetarëve është parë duke pritur para hymjes së “Zara”-s që të kryejnë shopingun pa respektuar masat ndaj parandalimit të Covid19. Ata nuk janë lejuar të hyjnë përnjëherë të gjithë për shkak të numrit të limituar në hapësira të mbyllura, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se qendrat tregtare dhe supermarketet nuk janë të lejuara që të zhvillojnë aktivitetin “Black Friday”.