Turkcell thyen rekordin botëror të shpetësisë me rrjetin 5G

Operatori kryesor i GMS-së në Turqi, Turkcell, ka njoftuar se ka arritur shpejtësinë më të lartë të internetit celular për smartfonët në botë përmes rrjetit 5G, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turkcell ka thyer rekordin duke arritur 2.283 GBps shpejtësi në partneritet me kompaninë “Ericsson Telecommunications”, thuhet në njoftimin me shkrim të kompanisë Turkcell.

Testi i shpejtësisë u zbatua nga një smarfon të pajisur me 5G me frekuencën e caktuar 3,5 GHz duke përdorur frekuencat prej 1,000MHz.

Turkcell po punon me teknologjinë 5G për disa vite në bashkëpunim me gjigantët e GMS-së si Huawei, Samsung, dhe Ericsson.

Shpejtësia prej 2.283 GBps mundëson shkarkimin e një filmi dyorësh për shtatë sekunda, apo shkarkimin e një albumi me 12 muzika për 0.2 sekunda.

Turqia që nga viti 2016 përdor teknologjinë 4,5G për smarfonët, gjithashtu e njohur si LTE, e cila është 10 herë më e shpejtë se 3G.

Rrjetet 5G ofrojnë shpejtësi akoma më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme për smerfonët dhe pajisjet tjera.

loading…