Ky është momenti rrëqethës kur “një turiste” e dehur ukrainase filloi të shante në aeroplan dhe më pas të sulmonte pasagjerët e tjerë – e gjithë ndodhi vetëm pse me ngulm kërkonte të ulej pranë të “huajve”.

Gruaja që nuk është identifikuar, është filmuar duke sulmuar të tjerët brenda aeroplanit përfshirë edhe ish-prezantuesen Lidiya Polyanskaya – pasi nuk hezitonte të përdorte çdo mjet që t’ia arrij qëllimit.

E mediat lokale raportojnë se rrahja ndodhi, kur një grua “konsumoi” shishen e alkoolit që e kishte blerë nën një lokal në Barcelonë dhe që fillimisht e kishte paraparë ta dërgonte në shtëpinë e saj në Kiev.

Kështu në një moment ajo fillon të sulmojë të “huajt”, përfshirë këtu edhe një kinez që me çdo kusht mundohej të mbrohej nga grushtet e saj.

Megjithatë ajo është arrestuar nga policia në momentin që aeroplani aterroi në Kiev të Ukrainës