Turisti italian vjedh stoli në një dyqan të Vlorës

Një turist nga Italia është nxënë duke vjedhur në një dyqan në Vlorë.

Gazetari Enrik Meheti, i cili ka siguruar videon për ‘BalkanWeb’ dhe i cili ka mësuar se hajduti është një italian, i cili kishte ardhur me pushime në Vlorë. Pasi shitësja i tregon disa bixhuteri, ai merr në dorën e mjatë dy byzylykë dhe pasi del i fut ato me dorën e djathtë në xhep.

Pavarësisht këtij fakti, hajduti, që shoqërohej nga shoku i tij, (italian) harron diçka të rëndësishme, faktin se në dyqan ka kamera sigurie dhe se gjithçka është filmuar.

loading…