Turisti i afrohet ariut, kafsha e merr si kërcënim – sulet në drejtim të tij (Video)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën shihet një turist i cili bën një veprim i cili ka mundur t’i kushtonte shtrenjtë.

Bëhet fjalë për një video të regjistruar në Rusinë lindore.

Siç thuhet tutje, aty shihet një turist i cili del nga makina e tij dhe i afrohet një ariu.

Megjithatë, siç thuhet tutje në përshkrim, ariu e kuptoi këtë veprim të turistit si një kërcënim dhe tentoi të mbronte veten, duke u sulur drejt turistit.

Ky akt thuhet se i zemëroi banorët lokalë të rajonit të Kamçatit, pasi qeveria lëshoi një paralajmërim të qartë që kafshët të mos shqetësohen.