Turistët e mbajtën së tepërmi delfinin jashtë ujit, duke bërë selfie nëpër plazh

Delfini që u gjet në një bregdet të Buenos Aires të Argjentinës, nuk ka mundur t’i mbijetonte qëndrimit të gjatë jashtë ujit, nëpër duart e turistëve.

Madje, ata e kanë mbajtur në duar duke bërë selfie nëpër plazh, megjithëse krijesa më nuk ishte e gjallë.

Fotografitë e tregojnë momentin e pështirë, kur ata e mbajnë atë si trofe, para se ta hedhin të ngordhur në rërë, delfinin e rrallë që kishte ardhur në jetë vetëm pak kohë më parë.

Kjo nuk është hera e parë, që turistët nxjerrin gjallesa të ngjashme nga detit dhe shfrytëzojnë rastin për fotografi, pa u menduar për mirëqenien e tyre.