Turbinat e erës në Skoci prodhuan dyfishin e energjisë elektrike që i duhet vendit

Nuk përbën sekret fakti se Skocia ka shumë turbina ere por sot e kemi të qartë sesa elektricitet mund të prodhojnë. Të dhënat sipas WeatherEnergey zbulojnë se turbinat erës në Skoci prodhojnë mbi 9.8 milionë megavat energji mes Janarit dhe Qershorit, mjaftueshëm për të furnizuar 4.47 milionë shtëpi me elektricitet ose dyfishin e atyre që janë në Skoci.

Operatorët e turbinave kanë mjaftueshëm energji sa për të furnizuar një pjesë të madhe të Anglisë Veriore. Qeveria Skoceze ka në plan të “pastrojë” furnizimin me energji. Vendi shpreson që gjysma e konsumit të zëvendësohet nga energji e rinovueshme deri në 2050 dhe virtualisht të eliminojë CO2 nga infrastrukturat e energjisë.

Por mbetet e vështirë për vende të tjera të ndjekin shembullin e Skocisë. Ashtu si panelet diellore, turbinat e erës kanë nevojë për ambientin e duhur për të maksimizuar prodhimin. Skocia ka avantazhin e një ere të fortë, bregdetit të ngritur dhe shumë tipare të tjera natyrore që e bëjnë prodhimin e energjisë më të lehtë pa përmendur popullsinë modeste.

Megjithatë është një shembull sesi energjia e rinovueshme është rritur në kapacitete të paimagjinueshme më parë dhe është gati të zëvendësojë infrastrukturën e “pisët” të prodhimit të energjisë në disa raste.

loading…