Tuna vjen tejet tërheqëse në fotosesionin e ri për fundvit
Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka realizuar një fotosesion të veçantë kë këtë fundvit.
Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara së fundmi, me fotografin Korab Kusari.
Tuna kësaj here u shfaq mjaft atraktive e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe me material lëkure, dhe me modelin e saj të flokëve bionde të kapura, dhe të lëshuara poshtë.
Ky set i saj fotografik vjen pas një viti të suksesshëm që këngëtarja shkupjane pati gjatë 2019-s.
Ajo në fillim të këtij viti publikoi albumin e saj “Furtuna” me shtatë këngë të mrekullueshme, që u pëlqyen shumë nga publiku.