Tuna sulmohet hapur nga këngëtarja shqiptare: Hiq dorë nga muzika

Tuna, është një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit shqiptar dhe mund të thuhet se është shumë e dashur për publikun.

Por nuk ndodh kështu me koleget e saj. Së fundmi ka qënë këngëtarja Fiolla Morina, ajo e cila mendon se Tuna duhet të heq dorë nga muzika.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, gjatë lojrave në studio, Fjollës i është vënë përballë një kolazh me foto këngëtarësh shqiptarë dhe i është kërkuar të qëllojë drejt personit që ajo mendon se duhet të heqë dorë nga muzika.

Pa u menduar, Fjolla ka qëlluar në foton e Tunës, duke shprehur kështu hapur mendimin e saj për këngëtaren.