Tuna sjell këngën e re “Nuk ma do zemra”, vjen me skena provokuese në klip

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi – Tuna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Nuk ma do zemra”, titullohet kënga e saj e re, e cila është një këngë ritmike në sensin e baladës.

Muzika është realizuar nga Armend Regjepagiqi, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur poetja e njohur, Aida Baraku.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, në të cilin Tuna vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive.

Ana vizuale i është besuar MAX Production në Shqipëri.

Ky projekt muzikor i pason albumit “Fortuna”, që këngëtarja e solli në mars të këtij viti dhe u cilësua si shumë i suksesshëm.

Krahas prurjeve muzikore, këngëtarja po vijon të jetë shumë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore të shumta.

loading…