Tuna për koronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit

Tuna riktheu imazhet që realizoi kohë më parë me maskë.

Maskat janë pikërisht ato që këto ditë janë shndërruar në ‘trend’ në rrjete sociale.

Por, shumë prej tyre po i vendosin ato si masa mbrojtëse nga virusi vdekjeprurës, i cili shkaktoi shumë viktima në botë.

Së fundi, ishte Tuna ajo e cila publikoi fotografi të realizuara në fotosesion kohë më parë, e ku shfaqet me maskë në fytyrë.

Përmes këtij imazhi, ajo tha me shaka se e kishte ‘parashikuar’ këtë situatë, pasi qysh herët doli me maskë.

“Ju thash,s’ma besojshit”, ishin fjalët e këngëtares sipër asaj fotografie.

Kujtojmë se deri tani janë regjistruar zyrartisht vetëm dy të infektuar me koronavirus, ndërsa po priten rezultatet për 90 të dyshuar të tjerë.