Tuna një Kësulëkuqe tërheqëse për Halloween

Tuna dhe Patrisi janë shndërruar në Kësulëkuqen dhe Ujkun për festën e organizuar për ‘natën e shtrigave’.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu- Berisha, e cila aktualisht gjendet në Amerikë ka filluar disa ditë më herët festimin e Halloween-it, apo siç njihet tek ne “Nata e shtrigave”.

Në rrjetin social Instagram, Tuna ka publikuar fotografi në të cilën duket tërheqëse e veshur me një kostum për Halloween.

Ndërsa përveç miqve, ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Patrisi.

Ata kanë kombinuar kostumet, ku una ka qenë Kësulëkuqja ndërsa Patrisi është bërë Ujku nga përralla e famshme.

Halloween, konsiderohet të jetë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme.

Kjo festë edhe pse me imazhe të frikshme, festohet edhe nga fëmijët. Përpos maskave të frikshme, shenja e kësaj feste vazhdon të mbetet kungulli.

Halloween-i festohet çdo vit me 31 tetor.