Foto

Tuna ndan burrat në dy kategori “dhunues” dhe “thashethemgji”

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Altuna Sejdi – Tuna, ka bërë një reagim të pazakontë në mediat sociale.

Kësisoj, përmes një storie të publikuar në Instagramin e saj, Tuna ka kritikuar burrat, derisa i ka ndarë në dy kategori – “dhunues” dhe “thashethemgji”.

“Alamet burra! Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemgji”, ka shkruar ajo.

Tuna nuk ka shkruar më tej diçka tjetër, për ta specifikuar se për çfarë e kishte fjalën – por, ka të ngjarë që reagimi të jetë i lidhur me vrasjet e fundit të grave në Kosovë.

Përndryshe, “Ani” mbetet video projekti i fundit muzikor i publikuar nga Tuna, të cilin e solli në duet me Markel Gogën – kënga aktualisht numëron afro 5 milionë klikime në YouTube.