Tuna mahnit fansat, shikojeni si e këndon ‘live’ këngën “Dreqi e marrtë”

Tuna Sejdiu po shijon suksesin e albumit të ri “Fortuna”.

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu para pak ditëve ka publikuar projektet e albumit “Fortuna” në platformën YouTube.

Ky album i Tunës u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat e saj dhe secila këngë është më e veçantë se tjetra.

E në videon e publikuar nga faqja e famshme “Artistët shqiptarë”, Tuna është duke kënduar live këngën “Dreqi e marrtë”.

Ky interpretim i Tunës është i mrekullueshëm dhe lirshëm mund të thuhet se ka një vokal të jashtëzakonshëm.

Shikojeni videon më poshtë.
https://www.instagram.com/p/BvkC7pEln4d/?utm_source=ig_web_button_share_sheet