Tuna apo Nora Istrefi? Reperi shqiptar zgjedh mes dy kunatave

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM shtë vendosur mes zgjedhjes me emra të njohur të estradës. Njëra prej pyetjeve lidhej me kunatat e famshme, të cilat kanë shkaktuar zënka mes familjes së tyre, Tuna dhe Nora Istrefi.

I ftuar në rubrikën “Kë Zgjedh” në Mirage, S4MM nuk hezitoi të thoshte emrin e Tunës.

Nuk dha asnjë arsye për këtë zgjedhje, por duket se muzika e saj i pëlqen më shumë se ajo e Norës.