Tumori kanceroz i mbuloi kurrizin, asnjë mjek nuk pranonte ta operonte

Një burrë nga Kina vuante nga një tumor kanceroz që i ishte krijuar në pjesën më të madhe të shpinës.

68-vjecari jetoi me masën rreth 14.9 kg për më shumë se tre dekada. Pavarësisht se donte shumë ta hiqte, shumë mjekë refuzuan ti bënin ndërhyrje kirurgjikale pasi mund ti dëmtonin mushkëritë, shtyllën kurrizore apo enët e gjakut.

Burri i njohur si Tang u bëri thirrje mjekëve që ta mjekonin kur tumori i shkaktoi gjakderdhje, e cila mund ti merrte jetën. Fatmirësisht një mjek vendosi të bënte ndërhyrjen duke i hequr tumorin.

Tang qëndroi 33 orë në operacion dhe humbi shumë gjak, por procedura rezultoi me sukses. Në një deklaratë, spitali zbuloi se tumori ishte shkaktuar nga një gjendje gjenetike e quajtur “neurofibromatosis”.