Tullumba
Tullumba shtëpie
Tullumba plot sherbet, të buta e me lëkurë portokalli janë ndër ëmbëlsitë më të vjetra të kuzhinës shqiptare.
Padyshim, ato janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara të shqiptarëve jo vetëm para viteve ’90, atëherë kur pastiçeritë nuk ishin të pasura me larmishmëri ëmbëlsirash, por edhe sot.
Kjo ëmbëlsirë është ndër më të kërkuarat në pastiçeritë e vendit.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së tullumbave në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar gjithë të dashurit tuaj.
Përgatitja e Tullumbave në Shtëpi
Për brumin
- 120 gr miell
- 35 gr gjalpë
- 3 vezë
- 5 gr kripë
- 5 gr kripë
- 110 ml gotë ujë
- Për shurupin
- 500 gr sheqer
- 400 ml ujë
- 2 lugë me lëng limoni
- 200 ml vaj për skuqjen e tullumbave
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim ujin, bashkë me kripën, sheqerin dhe gjalpin e prerë në copa të vogla.
I përzjejmë derisa masa të nisë të vlojë.
Në këtë moment, e heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr duke e përzjerë shpejt dhe pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.
Më pas e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe vijojmë të përzjejmë derisa masa të shkëputet nga anët e tenxheres.
Në këtë moment e heqim nga zjarri dhe masën e përftuar e zhvendosim në një enë qelqi duke e lënë të ftohet.