Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka reaguar pas përfundimit të tubimit zgjedhor në Malishevë.

Brahimaj përmës një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Malisheva, është historia dhe e ardhmja e vendit, raporton Ballkani.info.

“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së Atdheut. Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar ai.

Lahi Brahimaj në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 90./ Ballkani.info/

Postimi i plotë: