Tualetet publike në Gërmi, në gjendje të mjerueshme VIDEO

Kjo është gjendja në të cilën ka mbetur tualeti publik në parkun kombëtar të Gërmisë.

Pamundësia që të shfrytëzohet dhe gjendja në të cilën është, sipas drejtorisë së parqeve, është trashëguar nga qeverisja e kaluar e kësaj drejtorie, raporton KTV.

Derisa nga kjo drejtori thonë se e tillë ka mbetur, si pasojë e vandalizmit nga qytetarët që e kanë shfrytëzuar e jo prej mos-mirëmbajtjes së saj nga punëtorë të këtij parku.

Fatmire Hajdari, drejtoreshë e Drejtorisë së Parqeve, thekson se shkak i vonesës në rregullimin e tualetit ka qenë mungesa e buxhetit, të cilën tashmë kjo Drejtori e ka siguruar.

Ndërsa, shumë shpejt pritet edhe të bëhet rinovimi i saj.

Hajdari gjithashtu, tha se gjendja e mjerueshme e tualetit ka bërë që shumë njerëz ta shfrytëzojnë për përdorim të narkotikëve.

Mirëpo sipas saj, e njëjta nuk do të ndodhë, pas miratimit për rinovim nga kuvendi komunal.

loading…