Audi është duke shikuar që veturat e reja në të ardhmen ti shes vetëm online, ndërsa tani ka lansuar një version të edicionit special të modelit TT Coupe i cili do të shitet ekskluzivisht vetëm online.
Audi TT Quantum Gray Edition do të mund të porositet vetëm online nga 5 qershori në Gjermani, ndërsa do të prodhohen vetëm 99 ekzemplarë e do të kushtoj 62 mijë euro.
Konsumatorët në Gjermani që dëshirojnë ta blejnë atë, e tëra që duhet të bëjnë është të hyn në ueb faqen www.audi.de dhe të zgjedhin mënyrën e pagesës, me kredi apo ta paguajnë të gjithë shumën menjëherë.
Blerësit nga Gjermania do të mund të zgjedhin se ku dëshirojnë që TT Quantum Gray Edition tu dorëzohet në mbarë vendin.










